Bota
Veturat e vjetra ekspozohen në Paris
Ekspozita “Retromobile”, e cila këtë vit shënoi vitin e saj të 43-të, solli në një vend mbi 600 vetura dhe një serë profesionistësh të industrisë në 65,000 metra katrorë
Qindra vetura të vjetra janë prezantuar në Paris duke përfshirë një veturë të rrallë në pronësi të të ndjerit Johnny Hallyday, këngëtar që njihej edhe si Elvisi i Francës.
Ekspozita “Retromobile”, e cila këtë vit shënoi vitin e saj të 43-të, solli në një vend mbi 600 vetura dhe një serë profesionistësh të industrisë në 65,000 metra katrorë hapësirë në Porte de Versailles në Paris.
Ekspozita përkon me një numër të ankandeve që do të mbahen në qytet. Shtëpia e ankandeve Sotheby është ajo që po e paraqet këtë koleksion.
Pjesa kryesore e ekspozitës është vetura e vitit 1965 Iso Grifo A3 / C më parë e zotëruar nga Johnny Hallyday, legjenda franceze e rockut që vdiq dhjetorin e shkuar. Vetura që vlerësohet në në rreth 3 milionë euro, është projektuar nga Giotto Bizzarinni, i cili bëri emër në Ferrari përpara se të vendoste të themelonte kompaninë e tij.
Shtëpia e ankandeve Artcurial po mban gjithashtu oferta për disa pjesë të rralla koleksionistësh. Ferrari FXX është super vetura më e rrallë e kompanisë i, me vetëm 38 njësi të prodhuara, njëra prej të cilave i takonte mjeshtrit të garës Michael Schumacher. E një Ferrari kabrio nga viti 1958 pritej të arrijë shumën prej 9 milionë eurove. Panairi Retromobile do të mbahet deri më 11 shkurt.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













