Kosova
VV-ja bën homazhe te varri i Arben Xheladinit
Xheladini kishte vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më par
Qytetarë, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 11-vjetorin e vdekjes së tij. Xheladini kishte vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më parë.
Protesta kishte eskaluar, pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome.
Pos Xheladinit, në protestë kishte mbetur i vdekur edhe Mon Balaj.
Deputetja Fitore Pacolli tha se Arbeni do të mbetet një udhërrëfyes dhe do t’i prijë në çdo sfidë e betejë në të cilën ata do të ballafaqohen në të ardhmen.
“Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë Monin e Arbenin dhe do të vazhdojmë pa u ndalur drejt vullnetit të tyre që të mos lejojmë as të copëtohet e as të falet territori ynë përmes Zajednicës e demarkacionit”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










