Kosova

Vdes në rrethana të paqarta një nxënës në Suharekë

Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport

Policia e Kosovës njofton se vdekja e nxënësit nga Suhareka ka ndodhur të premten rreth orës 18:00 dhe thotë se vdekja e tij cilësohet si e dyshimtë, pasi rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin regjional të Prizrenit.

Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport. Me vendimin  e prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.