Kosova
Për të sjellë të vërtetën, Familja Dehari lejon zhvarrimin e trupit të Astritit
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi tha se me qëllim të gjetjes së të vërtetës do të lejohet çfarëdo lloj ekspertize që kjo qendër konsiderohen se është e nevojshme
Familja e Astrit Deharit, ish aktivisti i Vetëvendosje i cili ndërroi jetë në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit, do të lejojë zhvarrosjen e trupit të tij, për të sjell të vërtetën e vdekjes. Ekspertiza do të mbahet në Zvicër, aty ku familja e të ndjerit kishte jetuar vite të tëra, derisa kishte vendosur të kthehej në Kosovë.
Për ekspertizë, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 50 mijë euro, ndërsa ky ekzaminim vjen 15 muaj pasi që është Prokuroria Themelore në Prizren në bazë të të dhënave nga mjekësia ligjore kosovare, kishte konstatuar se vdekja e Astriti ishte vetëvrasje.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi tha për Express se me qëllim të gjetjes së të vërtetës do të lejohet çfarëdo lloj ekspertize që kjo qendër konsiderohen se është e nevojshme.
“Prindërit e Astrit Deharit kanë njoftuar se nëse Instituti i Mjekësisë Ligjore kërkon eventualisht zhvarrosjen e trupit të pajetë të Deharit, këta në interes të drejtësisë do ta pranojnë edhe këtë, pa marrë parasysh së është e rëndë për familjen”, deklaron ai.
Fillimisht, rasti do të shkojë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zvicër, të cilën e ka zgjedhur familja e të ndjerit e pastaj për llojin e hetimeve do të njoftohet prokurori i rastit, Ministria e Drejtësisë, si dhe familja. Gashi ka deklaruar se Prokuroria Themelore në Prizren ka nxjerrë tashmë vendimin me të cilin autorizohet kjo qendër për hetime të pavarura.
“Më në fund pas 15 muajsh nga kërkesa e familjes Dehari, Prokuroria Themelore në Prizren ka nxjerrë vendim me të cilin ka autorizuar Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, që të ndërmarrë veprime të pavarura hetimore në rastin e Astrit Deharit”, tha ai.
Në seancën e djeshme të Kuvendit nga deputetët e Vetëvendosjes u debatua për këtë rast me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ky i fundit deklaroi se pas zotimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për hetim ndërkombëtar të këtij rasti, ai u ka kërkuar organeve përgjegjëse që të nisin punën.
Ndarja e shumës prej 50 mijë eurosh për ekspertizën ndërkombëtare për rastin “Dehari”, ishte njëri nga vendimet e para të Qeverisë “Haradinaj”, por tash e 5 muaj kur këto mjete u ndanë, hetimet nuk kanë filluar ende.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë, sipas të cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA-së dhe Qeveria do të kujdesej për të gjitha shpenzimet. Prindërit e Astrit Deharit thanë se ishin përcaktuar ajo të kryhej nga ekspertë zviceranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.
Fillimisht, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Qeveria e kaluar me arsyetimin se Zvicra nuk është vend i BE-së. Raporti i autopsisë kosovare, i bërë menjëherë pas vdekjes së Deharit, rezultoi se vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga dëmtimet e vetëshkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.
Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar, teksa po mbahej në lidhje me sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Për këtë rast, janë dënuar edhe katër aktivist të kësaj Lëvizje, përfshirë edhe deputetin Frashër Krasniqin. Ky i fundit u dënua me 8 vjet burg.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













