Kosova
Telegrame të shumta ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Agim Binaku
Kolegë, sportistë dhe klube të ndryshme sportive në Kosovë kanë ngushëlluar familjen Binaku, derisa një telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Sot, në moshën 62 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur gazetari Agim Binaku. Ai ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të Radio Televizionit 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit po në këtë televizion, shkruan albinfo.ch.
Në vitet ‘70 dhe ‘80 ai ka punuar në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisione sportive.
Mbledhja komemorative në nderim të Agim Binakut, siç bëhet e ditur, do të mbahet të shtunën në Sheshin 21 në orën 10:30, ndërsa varrimi po nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 12:00.
Kolegë, sportistë dhe klube të ndryshme sportive në Kosovë kanë ngushëlluar familjen Binaku, derisa një telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjithashtu familjen dhe kolegët i kanë ngushëlluar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës, familja Cana e shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












