Kosova
McMaster: “Trump, krenar me Kosovën”
“Dua t’ju sjell përshëndetjet e Presidentit tonë. Presidenti Trump është shumë krenar për Kosovën, krenar për atë që ju keni arritur dhe shumë krenar për marrëdhëniet tona me Kosovën.”
Në një pritje në Uashington me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane solli përshëndetjet e Presidentit Donald Trump:
“Dua t’ju sjell përshëndetjet e Presidentit tonë. Presidenti Trump është shumë krenar për Kosovën, krenar për atë që ju keni arritur dhe shumë krenar për marrëdhëniet tona me Kosovën”, shkruan Zëri i Amerikës,
Gjenerali McMaster tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në aspektet e ndryshme të përparimit të shoqërisë dhe në angazhimet e saj ndërkombëtare:
“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju forconi ekonominë dhe pakësoni papunësinë, sidomos mes të rinjve të Kosovës. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju mbani angazhimet tuaja ndërkombëtare dhe rigjallëroni dialogun me Serbinë për të kapërcyer një nga kapitujt më të vështirë të historisë dhe të kujtesës.”
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMasters ishte mes një grupi amerikanësh që morën pjesë në ceremoni, mes të cilëve kishte ligjvënës, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare.
Në Pritje ishte edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjenerali McMaster tha se kishte qenë vetë në Kosovë në vitin 1999, si komandant skuadre, në kohën kur sapo kishte mbaruar konflikti.
“Më bëri mjaft përshtypje forca e popullit, i cili sapo kishte dalë nga konflikti, shpirti i tyre pozitiv dhe fakti që ata filluan menjëherë të ndërtonin të ardhmen e tyre. Prandaj, festimi i këtij përvjetori është një privilegj i madh”, tha zoti McMaster.
“Që nga viti 2008, – tha ai, – ju keni mbajtur zgjedhje të drejta dhe të besueshme si dhe e keni shtrirë sistemin tuaj juridik dhe të gjykatave në të gjithë vendin.”
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se SHBA investuan rreth 24 miliard dollarë për t’u dhënë fund konflikteve në rajon, duke përfshirë 1.8 miliard dollarë në formë ndihme të drejtpërdrejtë për Kosovën.
Ai përmendi marrëveshjen prej 1 miliard dollarësh që Kosova nënshkroi vitin e kaluar me një kompani amerikane për termocentralin. Kjo, tha ai, do të forcojë pavarësinë e vendit, do të zgjidhë kërcënimet e ndotjes dhe i tregon botës se Kosova është e hapur për biznesin.
Zoti McMaster tha se Kosova ka qenë një forcë për paqen dhe begatinë në një rajon që historikisht ka qenë i pllakosur nga konflikti dhe grindjet. Ai shtoi se çdo qytetar i Kosovës duhet të jetë krenar për këto suksese dhe amerikanët janë krenarë gjithashtu.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









