Kosova
Në Kuvendin e Kosovës u zhvillua debat i ashpër për dënimin e aktivistëve të VV-së
Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti
Dënimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje me burgim për vepra të terrorizmit ka qenë temë debati në Kuvendin e Kosovës, e cila u zhvillua me shumë akuza e kundër akuza ndërmjet koalicionit dhe opozitës. Debati ishte thirrur nga Vetëvendosje pasi katër aktivistët e saj, në mesin e tyre edhe një deputetë, u dënuar me disa vite burg nën akuzën se kanë gjuajtur me granatë dorë Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2016.
Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti.
Madje, deputetja Haxhiu e ka quajtur të turpshme mos qëndrimin e deputetëve në sallë, kur po diksutohet për dënimin e 4 qytetarëve, që sipas saj, janë dënuar pas asnjë fakt e asnjë provë.
“Gushti i vitit 2016, përgjithësisht ata muaj ishin tejet të vështirë për qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës, e po ashtu për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mendoj që arsyeja kryesore pse grupi parlamentar i LDK-së, po ashtu edhe pjesa dërrmuese e PDK-së, sot nuk janë këtu, pikërisht për shkak të përgjegjësisë që ka Isa Musafa në montimin e këtij rasti”, tha Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka vlerësuar se Kuvendi nuk është arenë e zgjidhjes së problemeve të atyre që bien ndesh me ligjin. Debatin e VV-së për të diskutuar rreth dënimit të aktivistëve të saj, sipas deputetit Beqa, është keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale për të thirrur seanca të tilla.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se as prokuroria dhe as gjykata nuk kanë arritur të mbledhin dhe ofrojnë asnjë provë materiale, që do të mund të përdorej si dëshmi kundër aktivistëve të Vetëvendosjes.
Sipas tij, provat materiale, analizat e forenzikës, analizat krahasimore të ADN-së të mostrave të gjetura në vend të ngjarjes dhe të aktivistëve, analizat e mostrave dhe shenjave të gjetura të armës së përdorur, analizat e shenjave të motoçikletës së djegur, analizat e thirrjeve, sinjaleve, mesazheve të telefonatave, apo kompjuterëve të sekuestruar, analizat e bëra nga FBI-ja për krahasimin e personave të fotografuar nga kamerat, të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, flasin kundër dënimit që Gjykata ua shqiptoi aktivistëve.
”Këtë e ka pranuar edhe vetë prokurori i rastit. Kjo dëshmohet edhe nga vetë aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës prej 42 faqesh. Asnjë provë materiale e listuar dhe e cekur në këtë aktgjykim nuk dëshmon asnjë fakt kundër aktivistëve të dënuar. Të gjitha provat, dëshmitë e ofruara, dëshmitarët, analizat shkencore, kriminalistike dhe medicinale, vendore e ndërkombëtare, vërtetonin pafajësinë e aktivistëve të LVV-së”, ka thënë Kurti.
Daut Haradinaj, deputet nga AAK, ka thënë se i mbetet hatri pse nuk reaguan në këtë debat deputetët e LVV-së ndaj sulmit të Kuvendit.
“Më jetë pak hatri pse nuk u distancuat Vetëvendosje më së pari prej sulmit në Kuvend. U dashtë me thënë se është një sulm kriminal dhe si i tillë duhet me u gjykuar. Qetësohuni, qetësohuni merrni frymë. Nuk besoj se ka qytetarë në Kosovë që nuk e pret të vërteten për Astrit Deharin”, ka thënë deputeti Hardinaj, citon KP.
Në fund të debatit, Sami Kurteshi ka lexuar rekomandimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga njëri nga vendet perëndimore të BE-së. “Por këtë duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit”, ka thënë Kurteshi.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









