Kosova
Amerika, gjithmonë përkrahëse e Kosovës
Engel ka siguruar se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj
Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Washington D.C është takuar me kongresistin, njëherësh përkrahësin e madh të Kosovës, Elliot Engel, përcjell albinfo.ch.
Engel ka siguruar se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.
“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh kongresisti Engel, ndërsa shtoi më tej se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.
Nga ana tjetër, gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon tash për tash Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.
“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, ka thënë Gashi.
“Kur po e festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po i falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe shtetësinë e saj, ku vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë kongresisti Engel. Ai ishte zëri i Kosovës në Capitol, në kohën e spastrimit etnik të shqiptarëve, por edhe në kohën e pavarësisë të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se Kosova tash, si shtet i pavarur, është hapur dhe është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime. Kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri nga kompania amerikane, në vlerë të 1.2 miliardë dollarë.
Takimet në Uashington D.C. do të vazhdojnë me Bankën Botërore dhe me komunitetin shqiptar, ndërsa zv. kryeministri Gashi do të marrë pjesë edhe në festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, bashkë me zyrtarë të lartë të State Departamentit dhe krerët e shtetit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










