Bota
Fillon festivali vjetor në Bolivi
Mijëra muzikantë me tingujt e këngëve tradicionale boliviane shënuan fillimin e festivalit në qytetin historik Oruro, përcjell albinfo.ch.
Festivali filloi kremtimin me tingujt e “Recuperemos Nuestro Mar”, derisa turistët dhe banorët mezi prisnin për të parë shfaqjet.
Të veshur me kostume të përpunuara dhe shumëngjyrëshe, valltarë dolën në rrugët e qytetit që shtrihet në një lartësi prej 3,710 metra mbi nivelin e detit në një ceremoni vjetore të njohur si Trashëgimi Botërore e UNCESCO-s. Më shumë se 6.000 muzikantë nga 84 grupe performuan këngë tradicionale të karnavaleve.
Parada që zgjat 20 orë, sjell së bashku 25.000 kërcimtarë nëpër kodrat Pie de Gallo.
Karnavali e ka origjinën e tij në festivalin e lashtë të Itos. Pasi spanjollët ndaluan ritualet indigjene në shekullin e 17-të, ngjarja u bashkua me krishterimin në një festë që ende festohet në ditët e sotme. Pothuajse 130 komunitete janë të përfaqësuara në karnaval, secila prej tyre me valle dhe kostume unike.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












