Kosova
Ministria e Kulturës, me Inspektorat të Trashëgimisë Kulturore
Ministri Kujtim Gashi, në një konferencë për medie ka thënë se tashmë janë përzgjedhur tre inspektorë dhe se shpreson që në të ardhmen të shtohet numri i tyre
Ministria e Kulturës është bërë me inspektorë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e që është një nga kushtet për anëtarësim në UNESCO. Ministri Kujtim Gashi, në një konferencë për medie ka thënë se tashmë janë përzgjedhur tre inspektorë dhe se shpreson që në të ardhmen të shtohet numri i tyre.
Sipas tij, ata do të jenë gjatë gjithë kohës duke lëvizur në terren, si dhe të gjithë qytetarët që do të shohin ndonjë parregullsi, mund ta informojnë inspektoriatin.
“Kjo është një gjë shumë e mirë, meqë kemi shume monumente kulturore dhe ky është një hap i mirë për mbrojtjen dhe kontrollimin e tyre”, u shpreh Gashi.
Ndërsa Kryeinspektori, Berat Hadri, njoftoi se deri më 31 mars do të përfundojë hartimi i rregullores për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












