Kosova
VV-ja kërkon Interpelancë për Astrit Deharin, nuk përjashton protestat
“Ne nuk do të ndalim kërkimin e drejtësisë dhe trysnisë ndaj institucioneve për hetim të pavarur”, ka thënë Kurti
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta ftojë në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rastin e vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Dehari, duke mos përjashtuar edhe protesta.
Në një konferencë për media, kryetari i VV-së ka thënë se Kadri Veseli nuk e ka sqaruar asnjëherë deklaratën e tij “kujdes po e vrani veten”, që e kishte dhënë vetëm disa ditë para se Astrit Dehari të humbte jetën.
“Ne nuk do të ndalim kërkimin e drejtësisë dhe trysnisë ndaj institucioneve për hetim të pavarur”, ka thënë Kurti.
Këto deklarata janë bërë në tremujorin e një afati që VV-ja kishte dhënë në protestën e tyre të 5 nëntorit para Qeverisë së Kosovës. Pos hetimit të pavarur, kishin kërkuar edhe dorëheqjen e zyrtarëve shtetërorë, të përfshirë në hetimin për vdekjen e Deharit.
Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për KTV-në muajin e kaluar se është lejuar që ekspertiza për vdekjen e Deharit të bëhet në Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












