Kosova
Thaçi ia dorëzoi ekipit olimpik flamurin e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzoi ekipit olimpik flamurin e Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Korenë Jugore, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se sot është një moment i veçantë për Kosovën, ngase për herë të parë në histori po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Shpresoj që nuk do të jetë lajm vetëm pjesëmarrja, por do të kemi edhe lajm të fuqishëm fitimin e ndonjë medalje”, theksoi presidenti Thaçi. Ndërsa, Besim Hasani kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, falënderoi presidentin Thaçi për dorëzimin e flamurit, duke shprehur besimin e tij se kjo do të ndikojë në motivimin e Albinit.
Ndërkaq, skitari Albin Tahiri, i cili do të përfaqësojë Kosovën në “PyeongChang” është shprehur i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën në këto gara “President, do të ndiheni krenar”, shtoi Albin Tahiri.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










