Shqipëria
Fluturime me low cost nga Tirana në Angli
Gjithashtu ka edhe kërkesa tjera në destinacione si Helsinki (Finlandë), Kopenhagë (Danimarkë), Bukuresht (Rumani) dhe Moskë (Rusi)
Nga muaji prill do të niset me dy linja të reja fluturimesh direkte nga Aeroporti i Rinasit të Tiranës.
Duke filluar nga 13 prilli do të ketë fluturime direkte nga Tirana në Tel Aviv (Izrael). Kjo është linja e parë direkte që do të lidhë dy shtetet, shkruajnë mediat vendore.
Linja tjetër është Tiranë-Londër Stansted (Angli), duke filluar nga prill 2018. Ky do të jetë fluturim low cost. Aktualisht ofron fluturime për në Londër edhe British Airways, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ka edhe kërkesa tjera në destinacione si Helsinki (Finlandë), Kopenhagë (Danimarkë), Bukuresht (Rumani) dhe Moskë (Rusi).
Vitin e fundit ka pasur një interes të lartë të turistëve për të vizituar Shqipërinë, çka ka bërë që linjat ajrore të kthejnë sytë edhe nga Shqipëria. Në 2017-n, në total, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike, sipas të dhënave të INSTAT.
Ndërsa numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes ajrit ishte 2.6 milionë në vitin 2017, me një rritje prej 23% me bazë vjetore.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










