Kosova
Haradinaj pret garuesin e vetëm kosovar në Olimpiadën Dimërore
Albini do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina olimpike të skijimit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që ka pasur me të
Skiatori Albin Tahiri edhe pse i lindur në Slloveni ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që pritet të mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Albini do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina olimpike të skijimit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që ka pasur me të.
“Është kënaqësi të takosh kampionë”, ka shkruar kreyministri. “Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë. Faleminderit Albin! Falemnderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









