Kosova
Të rinjtë pasurojnë Wikipedian me material për Kosovën
Enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura
Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ka mbledhur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa për të pasuruar Wikipedian me fotografi nga Kosova.
“Nëpërmjet Wiki-Academy Kosovo 2018, vetëm gjatë këtij vikendi kanë pasuruar enciklopedinë Wikipedia me qindra artikujt dhe fotografi, ndërkohë që po aq pritet të shtohen edhe gjatë ditëve të ardhshme të punës dhe brenda dy punëtorive të radhës, që do të mbahen në fundjavën e ardhshme, respektivisht datat 10, 11 Shkurt 2018, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo është një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pacolli tha se ndihet i impresionuar nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve për të punuar në këtë drejtim.
Enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










