Autotech
Sa telefona janë shitur në vitin 2017
„International Data Corporation“ (IDC) dhe „Strategy Analytics“ raportuan për shpërndarjen globale të telefonave gjatë tremujorit të katërt, si dhe gjatë tërë vitit 2017, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se “Apple” ka dërguar 77.3 milionë modele iPhone në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, më shumë se çdo prodhues tjetër. Kur është fjala për tërë vitin, “Samsung” ka ruajtur pozitën udhëheqëse, duke ofruar më shumë se 317 milionë telefona.
“Xiaomi”, kompania kineze, e cila i ka impresionuar analistët, gati ka dyfishuar dërgesën e saj, 28.1 milionë njësi në mes të tetorit dhe dhjetorit 2017, kundrejt 14.3 milionë njësi në të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Sezoni i kaluar festiv ishte pothuajse i pasuksesshëm për prodhuesit e telefonave, ku katër nga pesë prodhues të industrisë patën rënie në furnizime. Sipas analizës, kjo periudhë pësoi rënien më të madhe vjetore në historinë e smartfonëve, nga 438 milionë pajisje në tremujorin e katërt të vitit 2016 deri në 400 milionë të vitit të kaluar.
Sipas të dy kompanive analitike, çdo i pesti telefon gjatë vitit 2017 ishte i modelit “Samsung”. “Apple” mbeti në vendin e dytë, me një pjesë të tregu prej 14.7%, e ndjekur nga “Huawei” dhe “Oppo”.
Megjithëse të dhënat nga IDC dhe „Strategy Analytics“ janë paksa të ndryshme, të dy raportojnë se shpërndarja e telefonave gjatë 12 muajve të kaluar ishte rreth 1.5 miliardë pajisje. Kjo është pothuajse e njëjtë si gjatë vitit 2016.
E-Diaspora
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës Futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti e Granit Xhaka, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të...
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë