“Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për gjykatën e jashtme speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht për zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO’s”, shkruan në artikull, transmeton Express.
Autori shkruan se deputetë të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbetën të vendosur për t’i dhënë fund këtij tribunali të ti, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të, siç shkruan autori, “ish-lëvizjes rebele”, UÇK.
“Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme dhe më shumë i jep mesazh politikanëve sesa që kontribuon me para. Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ‘për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara”, shkruan portali zvicaren swissinfo.