Kosova
Policia për një muaj ndau 30 mijë gjoba trafiku
Me gjobë deri në 500 euro janë ndarë 28513 tiketa, me gjoba deri 1000 euro janë ndarë dhjetë tiketa, ndërsa për gjykatë ishin 1856 raste
Policia e Kosovës ka njoftuar se për një muaj në vitin 2018 ka ndarë mbi 30 mijë tiketa trafiku.
Prej 1 deri më 31 janar, policia ka njoftuar se ka ndarë 30378 gjoba.
Me gjobë deri në 500 euro janë ndarë 28513 tiketa, me gjoba deri 1000 euro janë ndarë dhjetë tiketa, ndërsa për gjykatë ishin 1856 raste.
Në raportin mujor, policia ka njoftuar se ka bërë ndalimin e 590 rasteve për drejtimin e mjetit me veprim motorik me afate të ndryshme kohore.
“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










