Shqipëria
Shkodër, goditet një grup i trafikut të kokainës, arrestohen 7 persona
Janë sekuestruar 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW, 10 telefona celularë etj.
Një grup që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë, është goditur nga policia e Shkodrës duke arrestuar 7 persona, transmeton albinfo.ch.
Policia thotë se pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit është realizuar me sukses operacioni i dytë i koduar “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.
Policia tregon se ka sekuestruar 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW, 10 telefona celularë të markave te ndryshme si dhe 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro.
Gjithashtu është mbyllur lokali “SAMPA” në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.
Të arrestuarit janë: 1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
- Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
- Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
- Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
- Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
- Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
- Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











