Kosova
Në Kosovë ekziston dëshira e madhe për ta mësuar gjermanishten
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane. “Edhe unë kam qejf ta mësoj”, tha ai
Në Kosovarë ekziston një dëshirë e madhe për të mësuar gjuhen gjermane, dhe kjo është dëshmuar tashmë. Kështu deklaroi kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një ceremoni organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë me rastin e hapjes së Qendrës “Goethe”. Haradinaj tha se ka dëgjuar për institutin “Goethe” në të kaluarën dhe sot po e njeh më shumë.
“Ne si Kosovë dhe qytetarët tanë jemi të etur për kulturën e popujve dhe këtë e kemi dëshmuar me aftësinë tonë për të mësuar gjuhën. E di që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane. Edhe unë kam qejf ta mësoj. Gjuha gjermane është prezentë në Kosovë, plotë e flasin, por ka plotë të tjerë që kanë qejf ta mësojnë gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit, gjuhën e plotë njerëzve që i njeh bota”, tha kryeministri Haradinaj.
Për ta kuptuar një popull, kryeministri Haradinaj tha se mënyra më e drejtë është me fol gjuhën.
Kryeministri falënderoi institutin “Goethe” për ndihmën e dhënë për mësimin e gjuhës gjermane, njohjen e popullit gjerman, gjuhën, kulturën dhe vlerat e popullit gjerman. “Ne këtë e marrim edhe si ndihmë edhe si respekt për Kosovën andaj edhe ne do të jemi mirënjohës për këtë”, tha kryeministri Haradinaj.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











