Kosova
Ambasadori i zviceran viziton Vetëvendosjen, interesohet për zhvillimet politike
“Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në fund të komunikatës
Ambasadori I Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Lëvizja Vetëvendosje, për të mësuar nga kryetari Albin Kurti rreth zhvillimeve në këtë parti. Përmes një komunikate lëshuar nga LVV, thuhet se në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.
“Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndër tjerash e ka njoftuar ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje. “Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










