Shqipëria
“Babai im ishte budist, nëna katolike, vjehrra hebreje, kunati ateist, unë protestant”
Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Donald Lu, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të disa universiteteve, ka zbuluar se ka një prejardhje të ndërlikuar fetare.
Në këtë takim me studentët, i cili është publikuar në faqen e Ambasadës amerikane, Lu përgëzoi studentët për punën e tyre për të çuar përpara traditën shqiptare të dialogut ndërfetar, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë. Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë. Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin”, u shpreh ndër të tjera ambasadori Lu.
Sipas tij, në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje, por në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












