Kosova
Admirali amerikan premton stabilitet edhe kur Specialja të nisë publikimet
Admirali Foggo III, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka premtuar ndihmën e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Admirali ka qëndruar për një vizitë në Mitrovicë, bashkë me kryetarët e dy komunave dhe Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, përcjell albinfo.ch.
“Kam shtyrë agjendën pas vrasjes fatkeqe të Oliver Ivanoviqit, javë më parë, sepse doja të vija këtu me mesazhin se KFOR-i qëndron i gatshëm që të ofrojë çfarëdo që ne mundemi për të ruajtur stabilitetin, paqen dhe sigurinë. Ky është misioni ynë dhe kështu doja t’i risiguroja kryetarët e Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore dhe drejtorin e Policisë”, ka thënë para gazetarëve admirali amerikan.
“Kurdo që Gjykata Speciale del me ndonjë aktgjykim ose aktakuzë, ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Sipas rregullave, KFOR-i është përgjegjësi i tretë sepse Policia e Kosovës është forca e parë për ndërhyrje pastaj është EULEX-i dhe KFOR-i është përgjegjësi i tretë. Në rast të ndonjë trazire, tensionimi të situatës ose ka zvogëlim të sigurisë, ne punojmë të gjithë së bashku dhe KFOR-i është këtu për ju”, ka thënë Foggo.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










