CH-Ballkani
Nasha Kandiq nominohet për çmimin Nobel për Paqe
Dy kongresistë amerikanë kanë nominuar aktivisten për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq dhe Qendrën e saj të së Drejtës Humanitare për çmimin Nobel për Paqe.
Kjo qendër dokumenton krimet e kryera gjatë luftërave në Jugosllavi, përcjell albinfo.ch.
Senatorët amerikanë, Roger Wicker dhe përfaqësuesi Eliot Engel të mërkurën nominuan serben.
“Besojmë se një njohje e këtillë do të kontribuonte tutje në kauzën për paqe dhe pajtim në këtë dhe rajonet tjera të trazuara në botë”, shkruan Wicker dhe Engel në letrën e nominimit dërguar Komitetit norvegjez për Nobel.
Kandiq kishte themeluar Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar krimet e luftërave që ndodhën në Ballkan, e sipas dy kongresistëve, “dokumentimi i detajuar i këtyre krimeve është bërë esencial për drejtësinë, si në Tribunalin e Hagës, ashtu edhe në ish-Jugosllavi, por edhe në gjykatat rajonale për krime lufte”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










