Kosova
Kusari-Lila thotë se ndotja më e madhe ndodh brenda Parlamentit
Deputetët e Kuvendit kanë vazhduar debatin për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Megjithatë, as 50 deputetë nuk janë të pranishëm në sallë. Deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, ka thënë se çuditet se si po vazhdon seanca, kur nuk ka as kuorum, por kryesuesi Xhavit Haliti, tha se seanca mund të vazhdojë, por se, nuk mund të votohet asgjë, përcjell albinfo.ch.
Haliti ka justifikuar cilësinë e dobët të ajrit në Prishtinë. Sipas tij, asgjë nuk është jashtëzakonshme dhe nuk është situatë për t’u shqetësuar. Ai ka thënë se njëjtë ka qenë situata edhe gjatë viteve të 70-a apo 80-a.
Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ndotja e ajrit në ambiente të jashtme nuk është problemi kryesor. Ajo theksoi se ndotja më e madhe ndodh brenda Parlamentit, ku sipas saj, konsumimi i duhanit është problem brenda ambienteve të këtij institucioni.
“Prishtina është njëra ndër qendrat më të ndotura, termocentralet, numri i madh i makinave, mosmatja e cilësisë së karburanteve, mospastrimi i rrugëve, janë disa nga shkaktarët për ndotjen e ajrit”, ka thënë ajo. Ndërkohë, deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, e ka quajtur KEK-un qendër të krimit e korrupsionit e qendër të keqmenaxhimit, sipas tij, në kuptimin e plotë të fjalës.
Ganimete Musliu nga PDK-ja ka thënë se asnjëherë nuk është bërë analiza sesa persona mund të kenë pësuar nga kjo ndotje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












