CH-Ballkani
Në cilat vende në Ballkan punohet më shumë ‘në të zezën’
Shumica e personave të moshës 65 vjeç e lart janë të punësuar në tregun e zi të punës
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në një raport të posaçëm për punësimin vlerësoi se informaliteti në punësim (puna në të zezë) në Shqipëri është 57 për qind, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon.
Pas Shqipërisë me informalitetin më të lartë në tregun e punës renditet Bosnja me rreth 29 për qind, ndërsa me nivelin më të ulët të informalitetit e kanë Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, shkruan ‘monitor’.
Punësimi informal në Kosovë është më i nënvlerësuar krahasuar me ekonomitë e tjera që kur Kosova nuk raporton mbi fuqinë punëtore mbi 64 vjeç, shkalla jozyrtare e punësimit e të cilëve është e lartë, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë dhe Malin e Zi burrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të mbajnë punë joformale, ndërsa në Shqipëri nuk ka dallime gjinore.
Të moshuarit dhe të rinjtë më shumë gjasa të jenë të punësuar informalisht në Bosnje, Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni. Grupmosha me ekspozuar ndaj punësimit në të zezë janë punëtorët midis 55-64 vjeç. Në mesin e popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), të rinjtë (15-24 vjeç) kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në informalitet.
Shumica e personave të moshës 65 vjeç e lart janë të punësuar në tregun e zi të punës. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i arsimimit, aq më e ulët është shkalla informale e punësimit.
Në të gjitha ekonomitë, punësimi informal është më i përhapur në bujqësi. Në Shqipëri dhe Serbi, punëtorët informale përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë punëtorëve në bujqësi. Në Bosnje në Mal të Zi, punësimi informal në bujqësi është më i lartë se në Shqipëri dhe Serbi, ku normat informale të punësimit në bujqësi janë përkatësisht 87% dhe 90%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












