Kosova
Kërkohet mbyllja e shkollave në Prishtinë, për shkak të ajrit të ndotur
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kërkuar mbylljen e shkollave në Prishtinë, në mënyrë që të ruhet shëndeti i fëmijëve
Gjendja alarmante me ndotjen e ajrit në Prishtinë ka shtyrë sindikatën e arsimit që të kërkoj mbylljen e shkollave përkohësisht derisa ajri të bije në nivelin e normales. Për këtë shqetësim me ajrin, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur me qëllim të propozimeve se si të tejkalohet kjo gjendje, që konsideron alarmante .
Një nga propozimet në ligjvënësve kosovarë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ishte ndërprerja e procesit mësimor në shkolla e çerdhe deri në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur. E këtë propozim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka përkrahur, në mënyrë që të ruhet shëndeti i fëmijëve, thuhet në reagim, transmeton IO.
Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut ka thënë se ky institucion është i shqetësuar për shëndetin e fëmijëve që vijojnë mësimet në kryeqytet.
“SBASHK është i shqetësuar në përgjithësi për situatën në kryeqytet, për shkak të këtij alarmi të ndotjes kaq të madhe dhe aq më shumë është i shqetësuar për shëndetin e fëmijëve. Ne kemi pritur që institucionet shëndetësore dhe MASHT-i të komunikojnë njëri me tjetrin dhe të marrin vendim meritor gjithnjë në shërbim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, sidomos të fëmijëve të çerdheve dhe të fëmijëve të ciklit të ulët, të klasave me të ulëta që ata edhe ashtu nuk kanë mundësi të bëjnë vet një kujdes të veçantë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se SBASHK mbështetë çdo iniciativë që merret për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve nga ky ajër i ndotur. “SBASHK-u përkrah çdo iniciativë për që do ta marrin institucionet shëndetësore dhe MAShT, e që është në shërbim të shëndetit të nxënësve”, ka shtuar Jashari.
Ndryshe, autoritetet e Kosovës sot kanë ndaluar qarkullimin e veturave nëpër qendër të Prishtinës, veprim ky që është konsideruar i qëlluar. Por në anën tjetër, bllokimi i veturave ka shkaktuar kaos nëpër disa rrugë në qytet, duke shkaktuar tollovi.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










