Kosova
Më mirë në burg se sa në luftërat e huaja
Ai u ka bërë thirrje të rinjve nga Kosova që të mos shkojnë në luftërat e huaja në Siri e Irak
I dënuari për pjesëmarrje në organizata terroriste, Albert Berisha do të vuajë dënimin prej tre vjet e gjysmë.
Në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, ai ka thënë se ky vendim është i padrejtë, përcjell albinfo.ch.
“Ideja është që më mirë është të vuajmë disa vite në burg sesa të shkojmë dhe ta kemi ndërgjegjen e lënduar, duke i përlyer duart me gjakun e ndonjë personi të pafajshëm, qoftë ai mysliman apo jomysliman”, ka thënë Albert Berisha.
Përkundër kësaj, ai ka thënë se edhe pas vuajtjes së dënimit, do të vazhdojë të luftojë radikalizmin.
Ai u ka bërë thirrje të rinjve nga Kosova që të mos shkojnë në luftërat e huaja në Siri e Irak, kurse ata që janë ende në vatrat e luftës, Berisha i ka ftuar që të kthehen në Kosovë, pavarësisht se në bazë të ligjit, mund të dënohen për veprat që ndërlidhen me terrorizmin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











