CH-Ballkani
Ndalohen makinat nga ora 06-22 në qendër të Prishtinës
Si masa për të parandaluar ndotjen prej nesër, është paraparë kushtëzimi i hyrjes së veturave në Prishtinë.
Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet i lartë. Sipas matjes, indeksi i cilësisë të ajrit është jo i shëndetshëm. Si masa për të parandaluar ndotjen prej nesër, është paraparë kushtëzimi i hyrjes së veturave në Prishtinë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se prej nesër të gjitha makinat nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22 do të ndalohen të futën në qendër të Prishtinës.
Ai ka thënë se transporti i udhëtarëve do të bëhet nga autobusët e trafikut urban dhe ai do bëhet pa pagesë. Ai ka thënë se ky vendim do të nisë prej nesër deri në një njoftim tjetër. Selimi ka thënë se vetëm veturat zyrtare dhe taksitë do të lejohen të futen në qendër të Prishtinës.
Po ashtu është bërë e ditur se përveç autobusëve të Trafikut Urban, autobusët e tjerë të linjave të tjera nuk do të lejohen të futen në qendër. Po ashtu, si masë parandaluese “do të ndalohet shitja e thëngjillit dhe do të ndalohet përdorimi i tij nga bizneset nëpër lagje, që janë ndotës të mëdhenj”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











