CH-Ballkani
Qeveria ende s’e di kush është fajtori kryesor i ndotjes së ajrit
Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ka thënë se ende nuk është gjetur kush është fajtori kryesor për ndotjen e ajrit në vend. Ajo ka thënë në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor se ka kërkuar të bëhen vlerësime të tilla, por se ende s’ka marrë përgjigje të qartë.
“E mira do të ishte një plan që të mos lejojmë përdorimin në mënyrë ilegale të thëngjillit për ngrohje. T’i marrim masat që vitin e ardhshëm, të mos kemi këso problemesh, por të lejohet vetëm eksportimi i tij, mirëpo jo edhe shitja te qytetarët”, ka thënë ajo.
Ilir Morina, kryeshef në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, ka thënë se ndotja është rezultat i situatës meteorologjike.
Ndërkaq, sipas drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, ndotësit kryesor janë deponitë e hapura, duke shtuar se ndotësi momental mbetet vetëm Kosova B. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se kanë kërkuar qysh nga 2009-ta që të hiqen veturat e vjetra që hyjnë në qytet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














