Bota
Bie numri i dëbimit të azilkërkuesve
Sa i përket kuotës së kthimit, pra raportit mes numrit të atyre që janë larguar vullnetarisht dhe dëbimeve me detyrim pas vendimit përkatës së gjykatës, Gjermania kryeson në radhën e vendeve të tjera evropiane
Në vitin 2017 nga Gjermania janë dëbuar gati gjashtë për qind më pak azilkërkues të refuzuar sesa në vitin 2016.
Numri i të dëbuarve nga Gjermania shënoi vitin e kaluar rënie. Në vitin 2017 u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës 23.966 refugjatë, njofton gazeta “Bild am Sonntag”. Kjo shifër është 5.6 për qind më pak se në vitin 2016, shkruan “Deutche Welle”.
Shumica e deportimeve janë kryer sipas njoftimit të kësaj gazete nga ajri. 98 për qind e refugjatëve janë dërguar në vendet e tyre të origjinës me avion charter, përcjell albinfo.ch.
Por meqenëse një avion i tillë kushton ndërmjet 130,000 dhe 330,000 euro, Policia Federale Gjermane ka shpenzuar për fluturimet 11 milionë euro. Ndër personat e dëbuar, 60 vetë qenë klasifikuar si të rrezikshëm.
Që nga dhjetori 2016 për në Afganistan janë dëbuar deri tani 174 vetë. Që nga mesi i vitit 2017 për afganët është ndaluar dëbimi në vendlindje për shkak të gjendjes së keqe të sigurisë. Ky rregull nuk vlen për afganët që konsiderohen si persona të rrezikshëm ose që janë dënuar për krime.
Sa i përket kuotës së kthimit, pra raportit mes numrit të atyre që janë larguar vullnetarisht dhe dëbimeve me detyrim pas vendimit përkatës së gjykatës, Gjermania kryeson në radhën e vendeve të tjera evropiane.
Në vitin 2016 BE-ja llogariti se kuota e kthimit në Gjermani ishte 106 përqind, kurse mesatarja në Evropë ishte 46 përqind. Edhe në muajt e parë të vitit 2017 numri i azilkërkuesve të refuzuar që u larguan vullnetarisht ishte më i madh se i atyre që u dëbuan me forcë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











