Kosova
Nga e mërkura ndalohet hyrja me vetura në Prishtinë
Plani i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, i cili parasheh pengimin e futjes së veturave në kryeqytet, do të fillojë të zbatohet të mërkurën
Duke filluar nga dita e mërkurë, 31 janar, autoritetet e Kosovës do të ndalojnë hyrjen me automjete në kryeqytet, si shenjë preventive për parandalimin e ndotjes së ambientit. Kështu u tha gjatë një takimi zhvilluar në mes përfaqësuesve të Komunë së Prishtinës, Ministrisë Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Në këtë takim u tha se njëri nga shkaktarët që po e ndotin ambientin është lirimi i gazrave nga numri i madh i veturave që hynë brenda ditës në kryeqytet. Prandaj u vendos që nga disa e mërkurë të ndalet hyrja me vetura në Prishtina nga qytetet tjera të Kosovës.
Në një konferencë për media, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se të mërkurën që nga orët e hershme të mëngjesit do të fillojë zbatimi i planit. “Ne do të fillojmë implementimin e planit që nga dita e pasnesërme në orën 06:00 të mëngjesit, parandalimin e makinave në qytet”, tha Pacolli.
Ai shtoi se janë edhe disa pika të tjera të cilat do të ndalohen. “Po ashtu do të bëjmë ndalimin e shitjes së lëndëve djegëse, ndërsa inspektorët komunalë janë në terren dhe janë duke verifikuar gjendjen”, tha Pacolli më tutje.
Ai shtoi se e kanë menduar që veturat që kanë numra tek në fund të tabelës të futen në qytet në ditët tek, ndërsa numrat çift do të futen në ditë çift.
“Organizimi tjetër që është organizimi i parkingjeve jashtë kryeqytetit. Kemi marrë edhe preventiva të tjera për parandalimin e shitjes së thëngjillit. Kemi inspeksione tona nëpër qytet edhe për parandalimin e thëngjillit edhe nëpër restorante. Ne si kuvend komunal kemi hasur në mirëkuptim që Ministria e Ambientit na ndan një subvencion për trafikun urban që e përdorim në rast të parandalimit të futjes së automjeteve brenda dhe sigurimit të një parkingu jashtë qytetit dhe t’i sigurojmë qytetarët që me anë të urbanit të futen në qytet”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, ka thënë se ata si ministri do ta ndihmojnë komunën me subvencione për transportin urban, si mënyrë për ta liruar komunikacionin nga numri i lartë i automjeteve.
Ajo ka thënë se “konform përgjegjësive dhe kompetencave që kam, e kam vënë në pah problemin e ajrit dhe kam kërkuar qysh në muajin e parë që e kam marrë detyrën që të hartohen plane për uljen e ndotjes”.
“Në anën tjetër Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka filluar të kontrollojë kualitetin e derivateve, duke bërë kështu që të gjitha ministritë të fillojnë veprimet konkrete. Jemi dakorduar që të punojmë në inspektimin e bizneseve të vogla dhe bizneseve familjare që i tejkalojnë normat e ndotjes. Ndalimi i përkohshëm i shitjes së thëngjillit në kryeqytet është i domosdoshëm për momentin”, ka shtuar Reshitaj, citon telegrafi.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka theksuar se ata si ministri janë në shërbim të zgjidhjes së kësaj problematike. Sipas tij, ata si MPB dhe Policia e Kosovës, do t’i kryejnë të gjitha detyrat në bazë të kompetencave ligjore që i kanë, transmeton albinfo.ch.
ndryshe, ndotja e ajrit në Prishtinë ditëve të fundit ka ndezur alarmin e kuq të ndotjes, duke arritur në shkallën më të lartë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









