Kosova
BE e vendosur: Nisma për zhbërjen e Speciales është gabim
Në opinion është përfolur si mundësi që zyrtarëve që qëndrojnë prapa kësaj nisme, të mos u lëshohen viza për vendet e Bashkimit Evropian. Ramush Haradinaj besohet se është “viktima” e parë e këtyre sanksioneve
Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës ndaj ish guerilëve të UÇK-së, tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, e cila pritet ta procedoj për Kuvend për shqyrtim dhe eventualisht për miratim. Por, në BE thonë se kjo nismë është rrugë e gabueshme e Prishtinës që do të përcillet me shumë dëme.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka pranuar se kërkesa e ligjvënësve për specialen është në Qeveri. Ai ka thënë se kjo çështje ende është duke iu nënshtruar aspektit procedural në ekzekutiv.
“Ajo ka ardhur në Qeveri nga Kryesia e Kuvendit. Është në procedurë të zakonshme. Do të thotë, çdo gjë është procedurë e zakonshme në Qeveri. Nuk kam ndonjë përgjigje. Kurdo që procedura e sjellë në rend të ditës, ne do ta trajtojmë”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër, qysh kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kishte dështuar në dy tentime të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të votuar lidhur me nismën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Bashkimi Evropian kishte reaguar ashpër lidhur me këtë nismë.
Në reagimin e saj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati thënë se çdo përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale “do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.
Autoritetet ndërkombëtare dhe sidomos përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it i kanë paralajmëruar mbështetësit e nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për masa të ashpra që mund të ndërmerren ndaj tyre.
Në opinion është përfolur si mundësi që zyrtarëve që qëndrojnë prapa kësaj nisme, të mos u lëshohen viza për vendet e Bashkimit Evropian.
Por, një masë e tillë nuk është konfirmuar nga Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja mbetet pranë qëndrimit të shprehur më herët.
“Ka pasur deklaratë të zyrës sonë në Prishtinë dhe ky është qëndrimi ynë”, ka thënë Kociajnçiq.
Në anën tjetër, javë më parë, kryeministrit Haradinaj nuk i ishte mundësuar marrja e vizës për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë është në pritje të një vize edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe.
Duke folur rreth masave eventuale kundër politikanëve nga Kosova, përfshirë edhe mundësinë e bllokimit të vizave për të udhëtuar në vendet e BE-së, kryeministri Haradinaj tha se bllokimi i vizave më shumë i godet qytetarët se politikanët.
“Shumë keq është nëse ndodhë. Mirë do të na e bënin politikanëve sikur të na i refuzonin vizat, por ato t’ua japin qytetarëve. Shumë më keq është që ata kanë mbetur në një vend. Politikanët i marrin vizat. Besoni, mos ua mbani dertin. Sigurt po u them që i marrin. Problemi dhe ajo që është e dhimbshme, është që Kosova është e izoluar”, tha Haradinaj, transmeton REL.
Ditë më parë, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delwie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
Presidenti Hashim Thaçi ndërkaq ka deklaruar se zhbërja e Speciales vjen edhe si revoltë e kosovarëve pasi BE ka injoruar në vijimësi Prishtinën zyrtare në proceset integruese. Ai në një intervistë dhënë RTK-së ka thënë se BE iu kishte premtuar Prishtinës se nëse kalon Specialja, atëherë perspektiva e Kosovës është në BE.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









