Kosova
Haradinaj: Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm!
“Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm. Qeveria do t’i mbështesë të gjithë ata që e kanë këtë mision”, kjo ishte porosia e kryeministrit Ramush Haradinaj në hapjen e takimit me komunitetin e biznesit dhe Odën Ekonomike të Kosovës.
Bërja bashkë e bizneseve, përmes Odës Ekonomike kishte për qëllim prezantimin e projekteve konkrete që do të paraqiten në samitin e radhës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e që do të mbahet më 26 shkurt në Londër, përcjell albinfo.ch.
Këshilltari i kryeministrit dhe Koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi tha se takimi i sotëm po mbahet në vazhdën e përgatitjes për konferencën e BERZH-it dhe në koordinim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të selektohen projekte konkrete, të cilat më pastaj i prezantohen Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, kërkoi avancimin e dialogut publik-privat i cili do të jetë në funksion të së ardhmes.
Ndër projektet e përmendura kryesonin ato për energjinë alternative derisa u propozua nga bizneset nevoja e krijimit të një organizate të specializuar, e cila do të merrej me përpilimin dhe zhvillimin e projekteve dhe të cilat më vonë do të prezantoheshin në forume ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











