Kosova
Protestë për ndotjen e ajrit në Prishtinë
Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë
Të mërkurën në Prishtinë, qytetarët do të protestojnë para Teatrit Kombëtar në ora 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, përcjell albinfo.ch.
Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë. “Ne, qytetarët të cilët jetojmë në kryeqytet, po e vërejmë më shumë se kurrë ndikimin e ajrit të ndotur në jetën tonë. HAZARDOUS – është rezultati më i shpeshtë në faqen e cila e tregon gjendjen e ajrit në Prishtinë, me një kontrollim të thjeshtë në internet”, thuhet në njoftimin për protestë.
Aty thuhet se ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, mes tjerash në një reagim të sajin ka thënë se ‘gjërat nuk zgjidhen me shkop magjik’, derisa Partia Ekologjike ka kërkuar nga Qeveria që ta marrë me më shumë seriozitet ndotjen.
“Një hapje e dritares e tregon realitetin e ndotjes së tmerrshme të ajrit në Prishtinë, dhe mushkëritë tona si dhe shëndeti ynë po shkatërrohet duke u ekspozuar në këtë ajër, mjegull e smog”, thuhet më tej në njoftim.
Përveç termocentraleve në Obiliq, që konsiderohen si ndotësit permament të kryeqytetit, edhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje, veturat shumë të vjetra dhe kushtet e pa favorshme atmosferike, kanë ndikuar që Prishtina të shndërrohet në një qytet të pafavorshëm për banim normal.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











