Kosova
Gazeta serbe “Blic”: “Putin e ka gati njohjen e Kosovës”
E përditshmja e Beogradit “Blic” duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Moskës, thekson se “Evropa në Serbi ka investuar shumë. Po të mos ishin investimet evropiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh”
E përditshmja serbe “Blic” ngreh alarmin në Beograd se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka gati njohjen e Kosovës, ndërsa raporton për ftohjen e raporteve ndërmjet Beogradit e Moskës. “Rusia gjithmonë Serbinë e ka shfrytëzuar si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë më shumë e ka bërë shtet Evropa sesa Rusia”, shkruan sot “Blic”.
Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet, thotë raporti, “u pa në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-së. Asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”.
E përditshmja më e madhe e Beogradit, duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Moskës, thekson se “Evropa në Serbi ka investuar shumë. Po të mos ishin investimet evropiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Evropa çdo ditë fabrika të reja, por edhe punëson serbë të shumtë”, shkruan “Blic”, citon KP.
“Unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam president i Rusisë“, përmend gazeta një thënie të Putinit.
Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç, thotë se në politikë zbatohen ligjet e interesit dhe se kush është më shumë mik apo armik.
“Është e vërtetë se është një vend sllav dhe ortodoks që është më afër nesh sesa disa demokracitë perëndimore. Por fuqitë e mëdha si Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar kanë provuar të udhëhiqen nga interesat e tyre. Politika duhet të shihet si një tabelë shahu. Forcat e mëdha, për hir të përfitimit të mundshëm, shpesh sakrifikojnë ushtarët për të shpëtuar mbretëreshën”, thotë Cvetkoviç.
“Blic” shkruan se ka mësuar se për Krimenë apo çështje të tjera botërore, Rusia mund t’i bëjë një koncesion Amerikës për Kosovën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes Këngëtarja me famë botërore rrëfen për besimet dhe bestytnitë me të cilat u rrit në familjen... -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












