Kosova
Në ditëlindjen e 82-të, Thaçi uron Kadarenë me urimin që “sivjet ta fitojë Nobelin”
“Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme”, thuhet në urimin e presidentit Hashim Thaçi
Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare sot shënon ditëlindjen e 82-të, ndërsa politikanët nga Kosova e Shqipëria i urojnë atij shëndet, me urimin që sivjet të merr edhe çmimin Nobel për letërsi, ndoshta i vetmi që se ka marr shkrimtari shqiptar që ka tejkaluar qëmoti kufijtë botëror. Kadare lindi në Gjirokastër më 1936, , ndërsa shquhet për novela, romane, publicistikë, kritike e poezi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar ditëlindjen e 82-të, shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, duke thënë se ishte ai, që e ngriti letërsisë shqipe në përmasa të letërsisë së përbotshme. “Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme”, thuhet në urim.
Shkrimtarin shqiptar e ka uruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Kadare në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare sot konsiderohet njëri shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Në vitin (1964) ai botoi kryeveprën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e më vonë edhe romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.
Veprat tjera që e bëjnë të veçantë Kadarenë janë edhe “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave”, “Qorrfermani”, “…Lul Mazreku”… etj.
Ndryshe, Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Kadare më 2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Shkrimtarit shqiptar i ka mbetur pa fituar vetëm edhe çmimin e Nobel, për të cilin disa herë ka qenë i nominuar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










