Kosova
Qeveria thotë se po pret përgjigje nga ambasada britanike
Të shtunën, gazeta “Koha Ditore”, ka raportuar se Britania e Madhe nuk e ka pajisur me vizë kryeministrin Haradinaj, i cili ka marrë ftesë nga BERZH-i për të qenë në Londër më 26 shkurt, në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor
Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës ka mohuar lajmin se kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza nga Ambasada Britanike. “Kryeministrit nuk i është refuzuar viza”, thuhet në fillim të përgjigjes së kësaj zyre. Tutje aty thuhet se kryeministri ka aplikuar për vizë para disa ditësh dhe ende nuk ka marrë përgjigje, pasi ende është në procedurë të pritjes.
“Kryeministri ka aplikuar për vizë para disa ditësh dhe është në procedurë. Ende nuk ka përgjigje. Me kohë do të jepen detaje për vizitën, sepse tani është herët, derisa për atë qe është shkruar, edhe njëherë po u themi që Kryeministrit Haradinaj, nuk i është refuzuar viza,” thuhet përgjigjen e Qeverisë, raporton KTV.
Të shtunën, gazeta “Koha Ditore”, ka raportuar se Britania e Madhe nuk e ka pajisur me vizë kryeministrin Haradinaj, i cili ka marrë ftesë nga BERZH-i për të qenë në Londër më 26 shkurt, në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuar një aktivitet në shtetin e Iowas. Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, nisën iniciativën për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










