Kosova
Përfundon vizitën në Itali me kurora lulesh në shtatoren e Skënderbeut
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përfundon vizitën në Itali duke vendosur kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut. Ai në Romë takoi përfaqësues të lartë shtetëror nga shteti italian dhe Selisë së Shenjtë
Në përfundimin e vizitës së tij të parë zyrtare në Itali, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka vendosur një kurorë lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Nëna Terezë” në Romë. Gjatë vizitës dy ditore në Itali, kreu i diplomacisë kosovare takoi përfaqësues të lartë shtetëror nga shteti italian, Selisë së Shenjtë në Vatikan, si dhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve italiane.
“Sot, në përmbyllje të vizitës time zyrtare në Romë, vendosa një kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin ‘Shqipëria’. Kombi shqiptar përkujton 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar, në aktivitete të shumta shtrirë gjatë gjithë vitit, ndaj e quajta të udhës të bëja një gjest të tillë në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal”, ka është Pacolli.
“Sa emocion të gjendesh para një Monumenti të tillë të heroit tonë, Mbrojtësit të Qytetërimit Perëndimor në një qytet si Roma, të mbushur plot me monumente dhe gjurmë të lashtësisë dhe mesjetës”, është shprehur ai.
Monumenti i Skënderbeut është inauguruar në Romë më 28 tetor 1940.
Në margjina të vizitës në Romë, Pacolli promovoi para personaliteteve të larta italiane edhe librin autorial të përkthyer në gjuhën italiane “Asgjë nuk është e pamundur. Rruga ime drejt suksesit”, i cili botuar nga shtëpia botuese italiane, Cairo Edizioni, njofton Zyra për Informim e MPJ-së, transemton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











