Kosova
Gjermanët të interesuar të investojnë në Drenas
Përfaqësuesit e kompanive gjermane kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellë investime në Drenas
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot përfaqësues të delegacionit gjerman, të cilët ishin të interesuar për investime në Komunën e Drenasit dhe mënyrat e të bërit biznes, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Drenasit.
Në këtë takim, Lladrovci, ka treguar mundësitë dhe përparësitë që ofron territori i Komunës së Drenasit për bërjen e biznesit, sidomos në Parkun e Biznesit, përcjell albinfo.ch.
“Lladrovci njoftoi të pranishmit për mundësitë e të bërit biznes në Drenas dhe ka ftuar bizneset gjermane që të vijnë për të investuar. Ai ka siguruar ata se do të krijojë lehtësira së bashku me gjithë stafin komunal që të jenë në shërbimin e tyre”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa përfaqësuesit e kompanive gjermane kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellë investime në Drenas.
“Heint Stoppe, konsulent për mundësit promovuese të bërit biznes, i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit të biznesit gjerman, Bern Karwiese dhe nga bashkatdhetari ynë që jeton e vepron në Gjermani, Blerim Dervari, janë shprehur të kënaqur më mundësit që ofron Komuna e Drenasit për të investuar ne këtë pjesë. Çështje më interes që u bisedua në këtë takim, ishte edhe riciklimi i mbeturinave, mjedisi dhe tregu i punës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











