Kosova
Drejtori i AKI-së thotë se veriu s’rrezikohet nga trazirat
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka raportuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Komisionin parlamentar që mbikëqyr këtë institucion.
Kryetarja e komisionit për AKI, Donika Kadaj-Bujupi, pas mbledhjes ka thënë se nga informacionet që kanë marrë nga Gashi gjendja e sigurisë në veri vlerësohet si e qetë dhe stabile, përcjell albinfo.ch.
Kadaj theksoi se kanë kërkuar përgjegjësi nga AKI-ja dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Policinë, nëse vrasja e Ivanoviqit mund të parandalohej pasi sipas saj, AKI-ja ishte në dijeni se mund kishte sulme dhe trazira.
Por, Kadaj ka shtuar se në bazë të gjendjes në terren përjashtohet mundësia e trazirave. “Do të kërkojmë informacione edhe nga policia a ka pasur neglizhencë dhe a ka pasur mundësi të parandalohej rasti”, ka thënë Kadaj. Ajo më tej shtoi se kanë kërkuar shpërbërjen e bandave në veri, në mënyrë që rendi dhe ligji të shtrihen edhe në këtë pjesë të vendit. Po ashtu, tha se AKI-ja ka informacione për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se është duke i shqyrtuar ato në mënyrë që të zbardhet kjo vrasje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













