Kosova
Deputetët duan kthimin e investimeve në Kosovë nga Fondi për Kursime Pensionale
Kuvendi i Kosovës ka filluar punën për këtë vit. Në seancën e parë kanë bërë betimin dy deputetë të rinj nga Lëvizja Vetëvendosje, Shemsi Syla dhe Sali Zyba.
Syla do të jetë në vend të Mytaher Haskukës, i cili tash është kryetar i Prizrenit dhe Sali Zyba në vend të deputetit Qëndron Kastrati, i cili tash është kryetar i komunës së Kamenicës, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar nga deputetët që të jenë më aktiv, në mënyrë që të përmbushin detyrimet që kanë.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
Po ashtu ka miratuar Raportin Vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016.
Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja është kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar ky fond.
E, Dardan Sejdiu nga VV-ja, tha se raporti i këtij fondi ka informata të mjaftueshme dhe të detajuara. Mirëpo, shtoi se ky fond do të duhet të trajtohej si investitor e jo si agjenci që menaxhon me paratë në mënyrë pasive. Por, deputetët kanë kërkuar kthimin e investimeve në Kosovë nga ky Fond.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












