Kosova
Presidenti Thaçi, pjesëmarrës në takimin e liderëve evropianë në Davos
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili është mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Siç njofton edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takimi i cili është udhëhequr nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende ka mbledhur liderët të ndryshëm të shteteve evropiane dhe liderë të Ballkanit Perëndimor.
Thaçi ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.
“Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












