Kosova
Hamza: Zyrës së Presidentit i shtohet buxheti
Buxheti për Zyrën e Presidentit rritet për 81 mijë e 543 euro për periudhën 2017-2020. Numri i të punësuarve ishte 70, kurse me ndryshimet e bëra në ligj do të arrijë në 80 të punësuar
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar para deputetëve në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin. Ai theksoi se buxheti për Zyrën e Presidentit rritet për 81 mijë e 543 euro për periudhën 2017-2020.
Ndërsa sqaroi se numri i të punësuarve ishte 70, kurse me ndryshimet e bëra në ligj do të arrijë në 80 të punësuar.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016. Komisioni i ka proceduar në Kuvend emrat e 4 kandidatëve për guvernatorë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se emrat e 4 kandidatëve të propozuar për guvernatorë janë Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci. “Qeveria ka dërguar emrat e kandidatëve dhe është deklaruar se pajtohet me emrat e kandidatëve të propozuar. Ne e procedojmë tutje këtë propozim”, ka thënë Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











