Kosova
FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse
Muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro, ndërsa me ndihmën e FIFA-s ndërtohen edhe dy stadiume ndihmëse
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me financim të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, do t’i ndërtoj dy stadiume ndihmëse në Gjilan. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve.
“Tashmë veç është punë procedurash dhe pritet të nis ndërtimi i këtyre stadiumeve, pas stadiumit me standarde të FIFA, rindërtimin e të cilit kemi filluar muaj më parë. Me këto stadiume do të rritet jashtëzakonisht shumë niveli i futbollit dhe klubet e sportistët tanë do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro dhe do të ndërtohet në tri faza. Aktualisht në Gjilan janë dy ekipe futbolli që garojnë në Superkupën e Kosovës, “Drita’ dhe “Gjilani”. Ndërsa stadiumi aktual është shumë i vjetër.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










