Kosova
Haradinaj: Mendimi i qeverisë për Specialen nuk ka shumë vlerë
"Mendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, sepse është mocion që buron nga parlamenti. Por Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat që parashihen me këtë rast"
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se mendimi i qeverisë në lidhje me nismën e nënshkruar nga 43 deputetë, është i pavlefshëm.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht nga Kuvendi shkresën e Kryesisë në lidhje me Projektligjin për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë vizitës në Komunën e Ferizajt ai megjithatë ka thënë se Qeveria do ta japë mendimin e saj. Qeveria ka një muaj kohë të japë një mendim për projektligjin.
“Mendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, sepse është mocion që buron nga parlamenti. Por Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat që parashihen me këtë rast. Në njëfarë mënyrë, Parlamenti e ka në ‘pronësi’ këtë dokument”, deklaroi Haradinaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











