Kosova
Në Kosovë edhe fëmijët do të pajisen me letërnjoftime
Roksana Qarri nga MPB tha se qëllimi i këtij dikasteri është që brenda këtij viti të fillohet me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë
Të gjithë qytetarët e Republikën e Kosovës, pavarësisht moshës do tyre do të pajisen me letërnjoftime, ka njoftuar Agjencia për Regjistrim Civil. Sipas këtij institucioni, me ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftime është kërkuar që në të ardhmen edhe fëmijët pavarësisht moshës, të pajisen me letërnjoftime.
Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim në dhjetor të vitit 2017 dhe ka filluar përgatitja e koncept dokumentit, ndërsa pritet që të aprovohet gjatë këtij muaji në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më pas dërgohet në Qeveri.
Drejtoresha e Zyrës për Komunikim Publik në këtë Ministri, Roksana Qarri, tha për RTK se synimi është që brenda këtij viti të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit si dhe do të fillohet me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë.
“Ky dokument mund të përdoret për shërbime shëndetësore, në institucionet shëndetësore, në institucionet edukative arsimore, kopshte si dhe shkollat, si dhe më e rëndësishmja është që ky dokument mund të përdoret si dokument udhëtimi me ato shtete që kemi marrëveshje. Të gjithë fëmijëve pavarësisht moshës dhe kohës së lindjes mund të pajisjen me këtë letërnjoftim”, deklaroi Qarri.
Agron Sinani, i cili ka tre fëmijë, thotë se pajisja e tyre me letërnjoftime do t’i lehtësonte shumë procedurat burokratike nëpër institucione.
“Ne me herët kemi pasur libreza për shkollë e për Ambulanca. E tani shumë mirë që po bëhen këto letërnjoftime, sepse po na duhet që për kopshte e për shkolla me shku në Komunë me marrë ekstrakte. E me këto tash i kryejmë të gjitha shërbimet”, deklaroi Sinani.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













