Shqipëria
Ku ndodhin më shumë e më pak aksidente në Shqipëri
Sipas tabelave të INSTAT, Tirana kryeson për numrin e të vdekurve nga aksidentet, me 54 të tillë në 2017-n, në rënie të ndjeshme në krahasim me 65 që ishin në 2016-n. E dyta është Fieri, me 29 vdekje, tre më shumë se një vit më parë
Në vitin 2017 ka rënë numri i aksidenteve në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017, numri i aksidenteve është 1.978, krahasuar me vitin 2016 është ulur me 2,7 %.
Në vitin 2017, numri i personave të plagosur nga aksidentet rrugore është 2.389. Krahasuar me numrin e personave të plagosur të vitit 2016 është ulur 4,8 %, shkruan ‘Monitor’.
Në rënie ka qenë dhe numri i vdekjeve në aksidente. 222 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore, me një rënie prej 17.4%, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2017, aksidentet rrugore, të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 81,3 % të rasteve.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,9 % të numrit të aksidenteve rrugore, raporton INSTAT.
Sipas tabelave të INSTAT, Tirana kryeson për numrin e të vdekurve nga aksidentet, me 54 të tillë në 2017-n, në rënie të ndjeshme në krahasim me 65 që ishin në 2016-n. E dyta është Fieri, me 29 vdekje, tre më shumë se një vit më parë.
Lezha vijon të mbetet një zonë ku ka probabilitet të madh që të bësh një aksident fatal, me 27 të tilla, e pandryshuar në krahasim me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













