Kosova
Qeveria e shqetësuar me qasjen e BE-së ndaj Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë një qasje selektive që i bëhet vendeve të rajonit në këtë dokument strategjik të Komisionit Evropian.
“Dokumenti nuk jep kushte dhe as afate kohore sa i përket procesit të integrimit të vendit tonë, dhe kjo e bënë të paqartë të ardhmen e raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të nënshkruar nga Kosova dhe Komisioni Evropian”, ka deklaruar Hoxhaj, përcjell albinfo.ch.
Ky dokument është duke u qarkulluar te vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të bëhet publike më 7 shkurt 2018.
Në mbledhjen e 25-të të qeverisë, janë shpronësuar prona të paluajtshme për ndërtim të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë dhe shpronësim i disa pronave tjera me qëllim të ndërtimit të rrugëve.
Gjithashtu, qeveria ka shqyrtuar propozim-vendimin për kandidatët për anëtarë të Bordit të AKP-së, ka zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, ndërsa ka mbajtur një minutë heshtje për Jonuz Musliun dhe Oliver Ivanoviqin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












