Kosova
Ligji për Specialen dërgohet në Qeveri
Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar të dërgohet në Qeveri, ndërsa peticioni i Organizatave të dala nga Lufta për shfuqizimin e Speciales kryesia e ka proceduar për tek Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kryesia ka vepruar në bazë të rregullores, duke shtuar se qëndrimet politike për këtë çështje tashmë dihen, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, largimi nga mbledhja i LDK-së ka qenë i panevojshëm. Deputeti i VV-së, Glauk Konjufa, ka deklaruar duhet pyetur Xhavit Halitin pse u vendos kështu dhe pse kjo iniciativë nuk është në Kuvend, por shkoi në Qeveri.
E, Memli Krasniqi nga PDK-ja, pas vendimit të Kryesisë ka thënë se tashmë gjithçka ka marrë rrugën procedurale ligjore. Ai ka shtuar se nuk ka krizë në raport me ndërkombëtarët.
Kryetari i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai ka ritheksuar se kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit”, ka deklaruar Hoti. Ndryshe seanca e radhës së Kuvendit do të mbahet më 25 janar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











